Sun. Nov 28th, 2021

Në mediat greke së fundmi është publikuar një video e realizuar nga Babis Anagnostopoulos, ku shfaqet edhe gruaja e tij, të cilën ai e vrau në prani të fëmijës 1 vjeç, e më pas inskenoi një grabitje të rreme.

Video është regjistruar vetëm pak muaj para ngjarjes së tronditi mbarë opinion publik, ndërsa në pamje shihet Babis Anagnostopoulos duke regjistruar me celular gruan e tij Caroline, kur asgjë nuk parashikonte se çfarë do të pasonte.

Ndërkohë të hënën e ardhshme pritet që në prokurori të shkojë avokati i pilotit bashkë me botuesin e një gazete të njohur, i cili deklaron se Babis Anagnostopoulos nuk është vrasësi i Caroline.

Në verën e vitit 2019, pas një lidhje disa vjeçare me Babis Anagnostopoulos, Caroline Crouch vendosi asokohe që të martoheshin për të ndërtuar familjen e tyre.

Ata bënë një ceremoni private larg të afërmve dhe miqve pasi udhëtuan për në Algarve, Portugali pasi Caroline kishte përgatitur një ambient romantik pranë detit. Ndonëse bënë ëndrrën e tyre realitet, historia mori fund shumë shpejt.

Të dy u bënë prindër të një foshnje dhe 11 muaj më vonë, Babis kreu aktin e rëndë të vrasjes së partneres britanike.

Ai është burgosur paraprakisht në burgun e famshëm grek. Mbrapa qelisë së errët ka shprehur pendesë për krimin makabër që kreu, duke thënë se nëse do të kishte mundësinë të kthente kohën pas do e bënte, për të mos shkatërruar jetën e Carolines, vajzës së tyre dhe të tijen.

37 ditë pas ngjarjes tragjike ai pranoi se ai është vrasësi, duke hedhur poshtë pretendimet e para te tij se vdekja ka ardhur pas një konflikti verbal që kane pasur, pasi treguesit e rrahjeve te zemrës ne orën e vajzës provojnë që ai është përpjekur ta mbysë në momentin kur ajo flinte, ndërsa 20 vjecarja ka luftuar rreth 6 minuta, por nuk ka mundur t’i bëjë ballë fuqisë mashkullore.