Sun. Nov 28th, 2021

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) njoftoi sot se ka miratuar përdorimin e vaksinës Fajzero kundër Covid-19 për fëmijët e moshës pesë deri në njëmbëdhjetë.

Në deklaratë thuhet se administrata miratoi përdorimin e vaksinës nga kompanitë Pfizer dhe Biontek në një situatë emergjente për parandalimin e Covid-19 te fëmijët nga mosha pesë deri në njëmbëdhjetë vjeç.

FDA njoftoi javën e kaluar se përfitimet e pritshme të kësaj vaksine tejkalojnë rreziqet.

Më herët Pfizer dhe Biontek njoftuan se efektiviteti i vaksinës në këtë grupmoshë është mbi 90 për qind.

Që nga fillimi i epidemisë, të paktën 1.8 milionë fëmijë nga mosha pesë deri në njëmbëdhjetë vjeç janë infektuar me virusin Covid-19 në Amerikë.