Sat. Oct 23rd, 2021

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur rreth gjysmë ore më parë në rrugën Luan Haradinaj në Prishtinë.

Në aksident ishin të përfshira dy vetura. Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 22:00, në rrugën Luan Haradinaj, në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në levizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 3 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.