Tue. Jan 25th, 2022

28 Nëntori është festa që bashkon të gjithë shqiptarët anë e kënd botës. Kështu ka ndodhur edhe këtë vit, ku miliona shqiptarë në të gjithë botën kanë festuar 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe nisjen e rrugëtimit si një shtet.

Ndër festat më të veçanta ndër shqiptarë ka qenë ajo në Londër, ku mijëra të rinj por jo vetëm janë mbledhur së bashku me flamuj kuq e zi nëpër rrugët e kryeqytetit britanik.

Gazetari Ermal Hallaçi sjell për ABC pamjet nga festa e shqiptarëve në Londër. Ajo që vihet re është janë makinat luksoze, nga Ferrari tek Audi R8, të cilat janë mbuluar me flamujt shqiptarë. /abcnews.al/