Tue. Jan 25th, 2022

Deputeti Lulzim Basha nëpërmjet zëdhënëses së Coles akuzoi sot Sali Berishën dhe Albana Vokshin se po tërheqin vëmendjen nga afera e inceneratorëve, vetëm për faktin se Albana Vokshi si kryetare e LDGSH shkoi në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një mbledhje rutinë, të drejtë të cilën ja kanë dhënë përfundimisht 5 mijë delegatët që i hapën rrugë rithemelimit të Partisë Demokratike.

Deputeti Basha për më tepër bëhet qesharak kur bën pyetjen retorike se përse nuk flet për aferën e inceneratorëve Sali Berisha apo ata që e shkarkuan më 11 dhjetor.

Së pari, i kujtojmë deputetit Basha se Berisha ka qenë ndër më të parët që ka denoncuar këtë mega aferë korruptive në një seri postimesh dhe deklaratash nga viti 2015 e në vazhdim. Dita e sotme, pas 4 vitesh të shpërthimit të kësaj afere ka qenë nga ditët e pakta, për të mos thënë e vetmja, kur ai doli personalisht që të fliste për këtë aferë.

Edhe sot pas arrestimit të Terr Kokës, Berisha ka publikuar dy reagime të forta ndër të cilat një deklaratë shteruese në Facebook-un e tij, në të cilën fakton në mënyrë të pakundërshtueshme se Terr Koka meriton plotësisht arrestimin, por ai nuk është Koka e grupit të organizuar kriminal dhe dhe se Koka e aferës prej 430 milionë euro të djegësave është Kreu i Meduzës së organizatës kriminale Edvin Rama i ndjekur nga Arben Ahmetaj, Don Agacio (të cilit deputeti Basha nuk i përmend dot emrin) Lal Plehu, Bllako etj.

I kujtojmë gjithashtu deputetit Basha se drejtues të departamentit për mjedisin në Partinë Demokratike, kanë pritur më shumë se 2 vite me padi në dorë në derën e Bashës për ta bërë zyrtare këtë padi.

Por sa më lart nuk mund të largojë për asnjë moment vëmendjen dhe shqetësimin për sulmin verbal dhe fizik që Lulzim Basha organizoi ndaj zonjave të LDG dhe Komisionit të Rithemelimit! Kjo më shume se çdo gjë tregon respektin dhe fytyrën e vërtetë të Lul Burracakut për figurën dhe rolin e zonjave në Partinë Demokartike!

I bëjmë me dije burracakut Basha se do mbajë përgjegjësi personale në përballje me mijëra demokratë, për çdo provokim apo incident që njerëz të paguar prej tij do guxojnë të bëjnë ndaj anëtarëve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike.