Sat. Oct 23rd, 2021

Gjatë ditës së djeshme, u analizuan 2,536 mostra për koronavirusin e ri dhe u diagnostikuan 288 raste të reja pozitive.

Tre vdekje të lidhura me infeksionin Kovid 19 u raportuan nga komunat e mëposhtme: Nikshiq (1), Pljevlja (1) dhe Ulqin (1). Ndër të vdekurit, më i riu ishte 65 vjeç dhe më i madhi 83 vjeç.

Rasteve e reja pozitive sipas komunave:

Podgorica 97, Pljevlja 51, Nikshiq 33, Tivar 20, Berane 11, Bijelo Polje 11, Tivat 11, Herceg Novi 10, Tuzi 10, Budva 9, Cetinje 9,Andrijevica 3, Danilovgrad 3, Kotor 3, Rozhaje 2, Shavnik 2, Plav 1, Pluzhine 1, Ulqini 1.
Deri në orën 15:00, shërimi u raportua në 374 pacientë.

Duke marrë parasysh të gjitha rastet e sapo zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me Kovid-19 në Mal të Zi është 5,440.

Rastet aktualisht aktive sipas komunave:

Podgoricë 2,006, Nikshiq 637, Pljevlja 561, Tivar 295, Berane 271, Bijelo Polje 230, Budva 195, Herceg Novi 191, Cetinje 189, Kotor 158, Danilovgrad 135, Tivat 125, Ulqin 106, Kolashin 63, Andrijevica 60, Tuzi 53, Rozhaje 40, Mojkovac 36, Zhabljak 36, Pluzhine 21, Plav 18, Shavnik 9, Petnjic 5, Gusinje 0.