Tue. Jan 25th, 2022

Dy pacientë të moshës 61 dhe 64 vjeç kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga Covid-19.

Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 265 raste me koronavirus, në 2173 mostra të analizuara.

384 persona të tjerë janë shëruar, kështu që aktualisht janë aktivë 2751 raste me koronavirus, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik.

Shumica e të infektuarve janë regjistruar në Podgoricë(101), E ndjekur nga Bijelo Polje (28), Nikshiq (26), Budva (17), Tivar (14), Tivat (14), Pljevlja (13), Berane (11), Cetinje (10), Herceg Novi (9), Danilovgrad 5), Kotorri (5), Pluzhine (4), Kolashin (3), ndërsa nga një rast është regjistruar në Mojkovc, Plavë, Shavnik, Tuzi dhe Ulqin.

Deri më tani nga pasojat e Covid-it kanë vdekur 2285 persona dhe janë regjistruar gjithsej 156873 raste me koronavirus.

Rastet aktuale aktive:

Podgoricë – 1.056
Nikshiq – 298
Herceg Novi – 203
Tivat – 202
Bijelo Polje – 147
Tivar – 135
Budva – 128
Danilovgrad – 95
Kotorri – 93
Berane – 86
Cetinje – 80
Pljevlja – 72
Mojkovac – 40
Ulqin – 26
Pluzhinë – 21
Kolashin – 20
Andrijevica – 14
Zhabljak – 12
Shavnik – 7
Plava – 6
Tuzi – 6
Gusinje – 2
Petnjice – 2