Wed. Jan 26th, 2022

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira janë çifti më i ri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Dyshja gjatë spektaklit mbrëmë pranuan se janë puthur, dhe se ata po njihen me njëri-tjetrin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ani pse të gjithë kishin dyshimet e tyre tek Einxhel Shkira, moderatorja shqiptare ka vendosur t’i jap një shans Dj kosovar.

Madje në orët e para të mëngjesit çifti kanë shkëmbyer puthje të zjarrta e përqafime së bashku.

Ndryshe, theksojmë se pak para spektaklit mbrëmë, Dj Dagz dëshironte të linte lojen, por që në fund ai vendosi ta shtypte butonin jeshil./Reporteri.net/