Tue. Jan 25th, 2022

Policia e Ulqinit ka zbardhur plaçkitjen e rëndë e cila është kryer në natën ndërmjet 20 dhe 21 dhjetor në vendbanimin Shtoji i Poshtëm dhe ka arrestuar tre persona, ndërsa njëri është në kërkim.

U arrestuan B.D. (5) nga Ulqini, L.A. (26), B.H. (31) që të dy nga Kosova, gjersa në kërkim është J.Z. (23) nga Kosova.

“D.B. i angazhoi personat tjerë të dyshuar, të cilët tek ai kryenin punët ndërtimore, që për nga 200 euro për person të kryejnë plaçkitjen e materialit ndërtimor nga një vend-ndërtimi. Dyshohet se L.A., B.H. dhe J.Z. nga vend-ndërtimi i të dëmtuarit në vendbanimin Shtoji i Poshtëm kanë vjedhur material ndërtimor me vlerë rreth 3.500 euro”, thonë nga policia.