Sun. Nov 28th, 2021

Një burrë nga Turqia i identifikuar si Ali.I, ishte ngjitur në kulmin e një ndërtese në Adana të Turqisë me qëllim që ti jepte fund jetës së tij.

Ai fillimisht ishte grindur me bashkëshorten e cila u largua me tre fëmijët e tyre, e Ali më pas ishte ngjitur në kulmin e ndërtesës – nga ku e vëzhgonin të habitur fqinjët.

Aty menjëherë ishte telefonuar policia që pas disa minutave negociata duke tentuar ta bindin burrin që të mos bëjë ndonjë veprim të pamenduar mirë, Ali kërceu nga kulmi.

Megjithatë, ishte fqinji i tij Ufuk A, i cili me çdo kusht ishte i gatshëm që ta shpëtojë. Madje vrapoi për ta kapur – duke përfunduar kështu mbi trupin e tij.

E pavarësisht këtij epilogu, Ali dhe Ufuk pësuan lëndime trupore por i shpëtuan më të keqes. Dyshja janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, nga ku u bë e ditur se janë jashtë rrezikut për jetë.