Tue. Jan 25th, 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se nesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell.

Vranësira parashihet të ketë rreth relievit malor, transmeton lajmi.net.

Në mëngjes dhe gjatë natës parashikohet të ketë ngrica, ndërsa në shumë vende do të ketë mjegull.

Temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin prej -6 deri në -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius.

IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. /Lajmi.net/

https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/01/Screenshot_12-19.png