Tue. Jan 25th, 2022

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një përleshje e cila ka ndodhur mes disa personave te lagjja “Dardania” në Prishtinë, ku nga ky rast u plagos një qytetar me thikë.

Lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku kanë bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

“Sot rreth orës 19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në deklaratën e Policisë.

https://02press.com/wp-content/uploads/2021/12/CA4B499D-52BC-46CF-AC1D-5CD3A0FD8489.jpeg

https://02press.com/wp-content/uploads/2021/12/D959FAC5-E3A8-40C1-8DAF-574696A1E0DD.jpeg

https://02press.com/wp-content/uploads/2021/12/481F44EA-A5B2-49FC-99AC-3E955FA190D0.jpeg