Wed. Jan 26th, 2022

Në Mal të Zi ende nuk është regjistruar lloji i ri i koronavirusit i quajtur Omicron, por duhet pritur që të shfaqet, paralajmëroi ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq.

Ajo tha se është joserioze të besohet se ky variant nuk do të shfaqet në vendin tonë.

“Në mostrat që janë bërë nga mesi i nëntorit, e dimë me siguri se Omicron dhe as lloji Delta plus nuk janë zbuluar në Mal të Zi,” tha Boroviniq Bojoviq për RTMZ. Ministrja shtoi se sistemi shëndetësor vazhdon të funksionojë dhe se mostrat e reja janë duke u grumbulluar dhe analizuar. Ajo tha se në çdo rast vaksinat mbrojnë dhe se qytetarët nuk duhet të udhëhiqen nga niveli i antitrupave që kanë por të vaksinohen pa hezitim.

Boroviniq Bojoviq edhe një herë përsëriti se të gjitha viktimat e këtij virusi në Mal të Zi, që ishin nën 40 vjeç, nuk ishin të vaksinuar.