Tue. Jan 25th, 2022

Një nga nokautet më fantastike po qarkullon së fundmi nëpër rrjetet sociale.

Nokauti i vitit po konsiderohet ai që vjen nga EFC, dhe po thirret me emrin goditja ‘Supermeni’, përcjell lajmi.net.

Luftëtari rus i MMA, Mehdi Dakaev ka mahnitur adhuruesit e sporteve anë e mbanë botës, me lëvizjen e tij të pabesueshme, ‘goditja Supermeni’.

Ai ishte në përballje me Makkasharip Zaynukov, në Eagle Fighting Championship (EFC) eventi 43.

Kjo garë promovohet nga ikona e UFC, Khabib Nurmagomedov. Më poshtë mund ta shihni videon e goditjes ‘Supermeni’. /Lajmi.net/