Sat. Oct 23rd, 2021

Një tërmet me magnitudë 6.4 tronditi Kilin qendror dhe nuk ka raporte për dëme materiale ose viktima.

Instituti Amerikan i Gjeofizikës (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte rreth 80 kilometra në veriperëndim të qytetit të Arauco.

Dëshmitarët okularë raportuan se ndërtesat shumëkatëshe u tronditën shumë pas tërmetit, i cili ndodhi në 10.14 me kohën lokale.

Kili ndodhet në “Brezin e Zjarrit të Paqësorit”, një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Vendi është goditur nga tërmete shkatërruese vitet e fundit.