Sun. Nov 28th, 2021

Koha e kursyer në vitin 2021 përfundon të dielën, më 31 tetor në orën tre të mëngjesit. Natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës, orët duhet të kthehen një orë prapa.

Për shkak të mungesës së përfitimeve më të mëdha, BE-ja ka vendosur të heqë dorë nga lëvizja e orës dy herë në vit, duke ia lënë anëtarëve të vendosin nëse do të miratojnë përgjithmonë llogaritjen e orës “verore” apo të zakonshme – “dimërore”.

Megjithatë, vendet anëtare të BE-së këtë vjeshtë do t’i kthejnë orët një orë mbrapa, sepse nuk kanë arritur marrëveshje për propozimin e Komisionit Evropian për heqjen e ndërrimit sezonal të orës të dielën e fundit të marsit, përkatësisht në tetor.