Sun. Nov 28th, 2021

Ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare balerina e njohur Hueyda El Sayed. Sipas news 24 ish-balerina vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo u shua mëngjesin e sotëm në një spital në Luksemburg.

Hueyda El Sayed ka lindur në Tiranë, ndërsa prejardhja e saj ka qenë nga Sudani. Ajo këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.

Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’.