Tue. Jan 25th, 2022

Oferta është gati: Milan transferon yllin e Interit për 15 milionë euro.

Rosonerët për shopping te rivalët e përjetshëm!

Milan do të përballet sot me Sassuolon dhe Rosonerët synojnë tre pikët e rradhës për tu shkëputur përsëri nga Interi.

Transferimi i Calhanoglus verën e kaluar te Interi bëri bujë të madhe, mirëpo Rosonerët kanë gati hakmarrjen ndaj Neroaxurëve.

Calcio Mercato, raporton se Milan është duke studiuar mundësinë e transferimit të Roberto Gagliardinit verën e ardhshme.

Gagliardini ka luajtur tetë ndeshje me Interin këtë sezon, ndërsa kontrata me Neroaxurët i skadon në vitin 2023.

Për Interin kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të përfituar para nga shitja e tij.

Pioli e pëlqen shumë Gagliardinin dhe e sheh si një përforcim të mirë për vijën e mesfushës, pasiqë Kessie sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Milani.

Për kartonin e Gagliardinit Inter kërkon 15 milionë euro, shifër të cilën Rosonerët janë të gatshëm ta paguajn.