Tue. Jan 25th, 2022

Me kërkesën e Komunës së Ulqinit, Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit Jetësor ka iniciuar procesin e mbrojtjes preventive të Valdanosit dhe Ullishtës në Ulqin.

Nga Agjencia theksuan se raporti i cili do të shërbejë si bazë për miratimin e Aktit për Mbrojtjen Preventive do të jetë gati në ditët e para të dhjetorit dhe do t’i dorëzohet Komunës së Ulqinit për ta miratuar.

“Instrumentet e deritashme mbrojtëse janë të pamjaftueshëm, sepse në ullishtën e Valdanosit gjatë muajve të fundit po zhvillohen ndërtime intensive ose përgatitjet për ndërtimin e objekteve, prandaj me miratimin e këtij Akti, e cili do të vlejë më së shumti tre vjet, deri kur të miratohet Akti për Mbrojtjen Formale, do të ndalohet çfarëdo lloj ndërtimi në Ullishtë. Në këtë mënyrë do të mbrohen më shumë se 200ha ullishta”, thonë nga Agjencia.

Akti, por edhe Plani Hapësinor i Komunës së Ulqinit, nënkupton ndalimin e ndërtimit të objekteve, ndalimin e prerjes së ullinjve dhe mirëmbajtja më aktive e sofave dhe megjave për të parandaluar erozionin, meqë ullinjtë janë në shpatet e pjerrëta.