Tue. Jan 25th, 2022

Liverpooli, Chelsea, dhe Tottenham kanë siguruar biletat për në gjysmëfinale të Carabao Cup.

Liverpooli ka shpëtuar për pak duke e eliminuar në çerekfinale Leicester City.

Liverpooli siguroi biletën tutje pas penalltive, pasi koha e rregullt u krye 3-3.

Redsat me disa ndryshime në formacion, u befasuan që në fillim, duke pranuar dy gola të shpejtë, shënoi Vardy dy herë.

Reaguan me Chamberlain në minutën e 19’, por Maddison riktheu epërsinë prej dy golave në minutën e 33-të.

Në pjesën e dytë. Liverpooli u mundua me të gjitha forcat, dhe arriti të shënojë dy herë, për 2-3 në minutën e 68’, dhe në fund Minamino në minutën e 96’ për 3-3.

Nga pika e bardh më të saktë u treguan vendasit, që shënuan pesë herë, derisa Leicester City katër herë, gabuan dy herë.