Sun. Nov 28th, 2021

609 qytetarë janë infektuar dhe 10 humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga covid-19.

Janë kryer 3,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 609 qytetarë, në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Fier, 35 në Durrës, 26 në Berat, 21 në Vlorë, 17 në Kamëz, 16 në Korçë, 15 në Gjirokastër, Dimal,

13 në Shkodër, Lushnje, Elbasan, 12 në Sarandë, 9 në Kavajë, 8 në Patos, 7 në Kurbin, Krujë, Mallakastër, Kuçovë, 5 në Kolonjë, Skrapar, 4 në Pukë, Lezhë, Shijak, Divajë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, 3 në Vau i Dejës, Vorë,
Selenicë, Memaliaj, Maliq, 2 në Tropojë, Mirditë, Bulqizë, Delvinë, Konispol, Libohovë, Këlcyrë, Poliçan, Peqin, Librazhd,

1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Dibër, Rroskovec, Himarë, Dropull, Devoll, Belsh, Gramsh.
Janë 7,804 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 159 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 10 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:

Një qytetar 66 vjeç nga Bulqiza, një qytetar 69 vjeç nga Fushë- Kruja, katër qytetarë nga Tirana 71 -77 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani 71 dhe 72 vjeç, një qytetar nga Fieri 74 vjeç, një qytetar nga Korça 82 vjeç.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 642 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,909 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 609

Të shëruar në 24 orë 642

Të shtruar në spitale 159

Humbje jete në 24 orë 10

Testime ditore 3,598

Testime totale 1,372,918

Raste pozitive 197,776

Raste të shëruara 186,909

Raste Aktive 7,804

Humbje jete 3,063

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,138

Fier 659

Gjirokastër 559

Shkodër 472

Berat 478

Durrës 411

Elbasan 344

Vlorë 251

Korçë 213

Lezhë 162

Kukës 61

Dibër 56