Sun. Nov 28th, 2021

Seanca e planifikuar për t’u mbajtur sot për dhënien e d ënimit nda Klodian Çalamani është kthyer në një “arenë përplasjesh” mes familjarëve të 8 vjeçarit të ndjerë dhe policëve të cilët po përpiqeshin të garantonin perimetrin e sigurisë në mënyrë që të arrinte i pandehuri.

Në mbështetje të familjarëve të vogëlushit të ndjerë, erdhën edhe qytetarë të Fierit të cilët ashtu si të afërmit e 8 vjeçarit, kërkuan që të kishte një dënim me vdekje për “mostrën e Fierit”.

Ndër të tjera edhe një qytetar u shpreh plotësisht i prekur dhe në lot se po prisnin që policia tu linte pak hapësirë në momentin që i pandehuri do arrinte në gjykatë.

Qytetari: Unë kam katër fëmijë, një djalë e kam 8 vjeç. Sa të na lërë pak hapësirë policia se e dimë ne çfarë do i bëjmë.