Sun. Nov 28th, 2021

Zlatan Ibrahimovic ka folur përpërplasjen që kishte me Cesar Azpilicuetan gjatë kualifikimeve të Kupës së Botës dhe zbuloi se do ta bënte përsëri nëse do ta mendonte të nevojshme.

Javën e kaluar Suedia dhe Zlatani humbën kualifikimin automatik në Kupën e Botës, kur u mposhtën nga Furia e Kuqe në ndeshjen e tyre të fundit në grup.

40-vjeçari, i cili nuk ka luajtur në një turne ndërkombëtar që nga Euro 2016, nuk do të jetë i disponueshëm në ndeshjen e parë të play-offit.

Gjatë ndeshjes së Spanjës, sulmuesi i Milanit u fut në një duel Azpilicuetan, ndërsa ata ishin në pritje të një goditjeje nga këndi për Spanjën, gjë që çoi në një karton të verdhë për Zlatanin, i dyti i tij në sezonin kualifikues, duke i dhënë atij një dënim me një ndeshje.

Pavarësisht kritikave nga disa për sfidën, sulmuesi kontrovers ka pranuar se bëri atë me qëllim dhe se do ta bënte përsëri.

“Ditën tjetër në ekipin kombëtar, i dhashë një goditje [Azpilicuetas të Spanjës]. E bëra me qëllim”, deklaroi ai për Guardian, pasi pranoi me mirësjellje se nuk është perfekt.

“Nuk kam turp ta them sepse ai i bëri një budallallëk lojtarit tim”.

“Ishte një budallallëk, por unë do ta bëja përsëri për ta bërë atë të kuptojë: ‘Ti nuk duhet ta bësh këtë. Nuk ke këllqe për ta bërë atë kundër meje. Por, unë do t’ju tregoj se çfarë ndodhi, nëse ma bën mua’”.

“Kjo është arsyeja pse e bëra atë.”

I pyetur nëse mbrojtësi i Chelseat i kishte thënë diçka pas incidentit, ish- sulmuesi i Manchester United tha: “Çfarë mund të thotë?”.

“Ai nuk do t’ma thotë mua, por do t’ia thotë lojtarit tim – i cili nuk do të bëjë asgjë sepse është shumë i mirë. Nuk ishte një gjë e mirë nga unë, por prapë do ta bëja. Ky jam unë. Nuk më vjen turp për ta thënë”.

“…Kam bërë një budallallëk. [Por] do ta bëj përsëri. 100%”, shtoi më tej sulmuesi.

Ibra u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas Euros në Francë pesë vjet më parë, por u vu në dispozicion pasi skuadra u kualifikua për Kupën e Botës në vitin 2018. /Telegrafi/