Wed. Jan 26th, 2022

I fundit/ Ndihen lëkundje të forta tërmeti, ja ku ishte epiqendra.

Pak minuta më parë ka ndodhur një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter në Greqi.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se epiqendra e tërmetit ka qenë në Kyparissia, në Peloponez. Gjithashtu epiqendra u raportua 25 km në jugperëndim të Kyparissias.

Thellësia e tërmetit është vlerësuar në 22.9 km. Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.