Tue. Jan 25th, 2022

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic, ka rezultuar pozitiv me koronavirus, pasi siç është paralajmëruar më parë ka pasur kontakt me një person pozitiv.

“Presidenti ka simptoma të lehta dhe ndihet mirë. Në përputhje me masat epidemiologjike ndodhet në izolim, prej nga do të kryejë detyrën e rregullt presidenciale”, njoftuan nga zyra e tij.