Wed. Jan 26th, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike dhe deputeti në Kuvendin e Malit të Zi Fatmir Gjeka të dielën përfundoi vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai gjatë vizitës bisedoi me kongresmenen, Nikole Malliotakis, me zyrtarët e lartë të qytetit të Nju Jorkut dhe me përfaqësuesit e diasporës shqiptare në këtë shtet.

Gjatë këtyre takimeve u dakordua iniciativa për binjakëzimin e Ulqinit dhe Staten Island, vendbanim i Nju Jorkut ku kryesisht jetojnë përfaqësuesit e diasporës tonë.

Gjeka ishte i pranishëm edhe në kremtimin e Ditës së Flamurit, i cili të premten u organizua në Nju Jork.

https://ul-info.com/wp-content/uploads/2021/11/Djeka-2-1024x951.jpg