Tue. Jan 25th, 2022

Mbrëmjen e djeshme Einxhel ka shkëmbyer puthjen e parë romantike me Dj Dagz.

Këtë gjë ajo vendosi të mos e ndante me asnjë nga banorët derisa pati një bisedë me Beniadën.

Modelja tregoi se kishte parë Einxhel dhe Dagz në ëndërr teksa shkëmbenin letra, puthje dhe përqafime.

“Pas diskutimit tuaj mbrëmë pash në ëndërr shumë zjarr mes jush. Ai të shkruajti ty një letër dhe në fund u puthët dhe u përqafuat”,- tha Beniada.

E vënë në siklet, Einxhel u detyrua t’i tregonte shoqës së saj se në fakt ai veprim kishte ndodhur realisht gjatë natës së kaluar.

Të dyja patën një bisedë të gjatë me njëra-tjetrën për shkak se Einxhel u shpreh e shqetësuar prej ngjarjes së ndodhur.