Sun. Nov 28th, 2021

Nëntë persona kanë humbur jetën, pasi një zjarr “pushtoi” një shtëpi të moshuarish në fshatin bullgar Rogiak lindor. Sipas mediave të huaja, zjarri në fjalë ka nisur nga çatia prej druri e objektit, mbrëmjen e sotme.

Në shtëpinë e të moshuarve qëndronin 58 të moshuar. Ndërkohë, sipas Tihomir Totev kreut të shërbimit të zjarrfikësve, kur makinat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje çatia ishte përfshirë nga flakët dhe po dilte tym i zi. Nuk dihet ende shkaqet e zjarrit.

Burimi: www.protothema.gr| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA