Tue. Jan 25th, 2022

Një vëlla ka vrarë motrën dhe më pas i ka dhënë fund jetës së tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në Heraklion. Ata janë gjetur të pajetë në banesë nga vëllai i tretë.

Mediat fqinje shkruajnë se pranë trupave është gjetur një armë, me të cilën dyshohet se është kryer edhe vrasja e më pas vetëvrasja.

Raportohet se së fundmi ata kishin humbur edhe nënën dhe që prej asaj kohe ishin në gjendje të rënduar psikologjike.

“Njerëz shumë të mirë, fqinjë të mirë dhe punëtorë. Mami u largua nga jeta shtatë muaj më parë. Çfarë të them. Fëmijë shumë të qetë. Babai i tyre më tha se djali po bëhej gati të martohej dhe gjynah që iku, se nuk do të shohë nip”, shprehet fqinji i tyre për protothema.gr.

Një tjetër dëshmitare nga vendi i ngjarjes thotë se: “Ata kanë humbur nënën para 6-7 muajsh. Dy fëmijët nuk punonin. Nuk di detaje, e vuajtën vdekjen e saj, ishte një grua me kancer që kishte kaluar shumë. Ka një vëlla të tretë”.