Sun. Nov 28th, 2021

Një 86-vjeçar është përplasur nga një mjet pranë mbikalimit të Kopshtit Zoologjik dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:15. Makina me drejtues shtetasin A. F., ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. V., 86 vjeç, njofton policia.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.