Mon. Jan 24th, 2022

Shtëpia e Shëndetit në Ulqin nga e premtja do të jetë më e pajisur, ndërsa shumë sëmundje do të zbulohen në kohë.

Për herë të parë në Mal të Zi, në nivelin primar, qytetarët e Ulqinit dhe turistët do të kenë në dispozicionin tomografinë e kompjuterizuar (CT).

Në bazë të kontratës për donacion, familja e Allmir Abazoviqit i dhuroi këtij institucioni aparatin CT (skanerin) me vlerë rreth 246.615 euro.

Këto mjete janë mbledhur gjatë shërimit të djalit të tyre, i cili, për fat të keq, ndërroi jetë në vitin 2019.