Sun. Nov 28th, 2021

Gazetarët e televizionit nacional bullgar BNT kanë gjetur djalin e shoferit të dytë të autobusit i cili në momentin e aksidentit tragjik në autostradën “Struma” ka qenë duke fjetur në kabinën speciale për pushim të shoferëve, në pjesën e mesme të autobusit, transmeton Portalb.mk.

Sipas këtij mediumi, Kadrim Memedi është emri i shoferit të dytë, ndërsa djali i tij Besar deklaroi për BNT se, trupi i babait të tij është gjetur në kabinën e gjumit. Nuk ka vozitur, por nuk është e vërtetuar. Djali ka qenë në Bullgari që të identifikojë trupin dhe është kthyer në shtëpi.

Babai i tij ka pasur 54 vjeç, me mbi 20 vjet përvojë. Ka udhëtuar shpesh në Gjermani dhe Turqi dhe i ka njohur rrugët. Autobusi ka qenë në rregull teknikisht, tha djali i tij.

Ai tha se, “Besa Trans” ka servis edhe në Turqi. Babai i tij është nisur të enjten ndërsa të premten veç më ka qenë në Turqi.

Kadrim iu ka paraqitur djalit të premten. Në autobus nuk ka lejuar udhëtarë me bagazh të rrezikshëm – as me mjete piroteknike as me naftë.

Autobusët kanë qenë të vjetër 3 vite dhe teknikisht në rregull.

Në listën e të mbijetuarve në aksident, sipas Besarit, ka një person me emrin Shadi Nauf al Saleh i cili nuk është në listën e udhëtarëve të “Besa trans”.

Tre ditë pas aksidentit të autobusit të RMV-së në autostradën “Struma” në Bullgarinë Perëndimore, autoritetet bullgare konfirmuan se në fatkeqësi kanë ndërruar jetë 44 persona dhe jo 46 siç raportuan paraprakisht, ndërkaq 8 persona kanë shpëtuar – prej tyre 7 janë lënduar dhe 1 nuk dihet se ku është.