Sun. Nov 28th, 2021

Detaje të rënda janë zbuluar nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier nga Klodian Çalamani. Sipas raportimeve, i mituri pak para krimit i kishte blerë bukë autorit, Klodian Çalamani, megjithatë kjo as që i ka bërë përshtypje atij për të hezituar në kryerjen e krimit makabër.

Sipas policisë 8-vjeçari u godit nga Klodian Çalamani me një kazmë në kokë dhe më pas u gropos me baltë në oborrin e shtëpisë nga Çalamani.

Mësohet se Çalamani në vitin 2006 është dënuar me vetëm 4 vite burg, ku bashkë me Florian Vasiun, rrëmbyen dhe torturuan një 16-vjeçare.

Klodian Çalamani dhe Florian Vasiu për këtë krim u dënuan vetëm me nga 4 vite. Ndërkohë gazetarja, Xhensila Kodra, raporton se ishte babai i 8-vjeçari të ndjerë, ai i cili mundi të ndalojë vëllanë e tij dhe Klodian Çalamanin që të mos e dhunonin më tepër vajzën 16-vjeçare.

Si duket, krimin që nuk arriti ta bënte me vajzën 16-vjeçare, Klodian Çalamani e përfundoi me djalin e mitur, Meteo Vasiu.