Sun. Nov 28th, 2021

Shqipëri- Pritet të jetë dimri më i ftohtë i tetë viteve të fundit. Acari dhe i ftohti ekstrem pritet të përfshijë
Europën, Ballkanin Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë gjatë stinës së dimrit.

Sipas parashikimeve meteorologjike, dimri i vërtetë pritet të ndodhë jo në llim të stinës së tij, pra, jo në muajin
dhjetor.
Ngrohtë në Dhjetor, Acar Ekstrem në Janar
Meteorologët, të cilëve u referohet AgroWeb.org deklarojnë se stina e dimrit do të nisë jo si zakonisht, muaji
dhjetor do të karakterizohet nga temperatura relatavisht të larta për këtë stinë duke lëvizur midis 12-17 gradë
celcius.
Por, gjithçka do të ndryshojë gjatë muaji janar. Temperatura ekstremisht të ulëta do të karakterizojnë gjithë
Europën, përfshirë dhe Shqipërinë.
Masat e acarta ajrore do të jenë të pazakonta ku temperatura pritet të shkojë deri edhe -10 deri – 20 gradë
celcius në disa zona të caktuara.

Meteorologu amerikan Todd Crawford, thotë se pjesa e madhe e Evropës veriore gjatë janarit dhe shkurtit do të
kaplohet nga të ftohtit ekstrem, që do konsiderohet si dimri më i ftohtë në tetë vitet e fundit.