Tue. Jan 25th, 2022

Sabiani u bë një nga banorët më të dashur për publikun në shtëpinë e Big Brother VIP.

Këngëtari u dallua për humorin e tij, një anë e karakterit që publiku e njihte shumë pak.

Të premten, ai ishte i eliminuari i radhës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri teksa sot ishte i ftuar në “Fan Club” ku ka folur rreth eksperiencës së tij dhe shumë të pathënave.

Mes të tjerash Sabiani u pyet nëse ka ndodhur diçka intime mes Beatrix dhe Donaldit , përtej puthjes. “100% jo. I kemi pasur dhe krevatet bashkë, plus nuk janë mundësitë aty”, u shpreh Sabiani.

Kjo temë është diskutuar sot në “Fan Club Big Brother VIP”, ku gazetarja Iva Tiço tha: “Ne filluam të diskutonim kur pamë lëvizjet nën batanije”.

Edhe në rrjet përgjatë këtyre ditëve është përfolur se Beatrixi dhe Donaldi kanë kryer marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë. Shkak i këtyre aludimeve, janë bërë disa lëvizje të dyshimta nën batanije./Lajmi.net/