Wed. Jan 26th, 2022

418 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 nga 2,834 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë janë konfirmuar 164 raste në Tiranë, 35 në Durrës, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 23 në Fier, 16 në Vlorë, 13 në Patos, 11 në Lushnje, 9 në Kamëz, 8 Sarandë, 7 Kurbin, Gjirokastër, 6 në Gramsh, 5 në Shkodër, Shijak, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 4 në Korçë, 3 në Lezhë, Kavajë, Rrogozhinë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Devoll, 1 në Pukë, Vau i Dejës, Vorë, Mat, Rroskovec, Divjakë, Himarë, Dropull, Pogradec, Poliçan, Librazhd.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin numërohen 7.422 pacientë aktivë.

Koronavirusi shkaktoi tre viktima të tjera në 24 orët e fundit, tre qytetarë nga Tirana të moshave 49- 85 vjeç dhe një 65-vjeçar nga Fieri 65 vjeç.

Ndërkohë janë shëruar 451 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189.044 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 418
Të shëruar në 24 orë 451
Të shtruar në spitale 152
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2,834

Testime totale 1,391,072
Raste pozitive 199,555
Raste të shëruara 189,044
Raste Aktive 7,422
Humbje jete 3,089

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,784
Fier 718
Gjirokastër 536
Shkodër 481
Berat 427
Durrës 411
Elbasan 336
Vlorë 240
Korçë 217
Lezhë 158
Dibër 65
Kukës 49

Top Channel