Sat. Oct 23rd, 2021

Tetë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Mal të Zi si pasojë e Kovid-19.

Në të njëjtën periudhë kohore, u regjistruan 510 raste të reja të koronavirusit, në 3,438 mostra të analizuara.

Personi me i ri qe humbi jeten ishte 63 vjeç, dhe më i moshuari 94 vjeç.

764 persona të tjerë janë shëruar, kështu që 7,226 raste të infeksionit janë aktualisht aktive.

Shumica e të infektuarve të rinj, 182 prej tyre, u regjistruan në Podgoricë. E ndjekur nga Nikshiq (45), Tivar (35), Kotor (32), Bijelo Polje (30), Budva (25), Danilovgrad (23), Andrijevica (22), Berane (20), Herceg Novi (18), Cetinje (16), Ulqin (16), Pljevlja (9), Tivat (9), Kolashin (8), Rozhaje (7), Tuzi (5), Mojkovac (4), Pluzhine (2), Plav (1), Zhabljak (1).

Që nga fillimi i epidemisë në Malin e Zi, 1,914 njerëz kanë vdekur si rezultat i Kovid-19, ndërsa gjithsej 130,500 raste të koronavirusit janë regjistruar.