Sun. Nov 28th, 2021

Videot në rrjetin social “tιk-tok” janë kthyer në përdorimin në masë nga fëmijet . Janë të rrallë rastet kur një fëmijë i moshës shkollore nuk ka një llogari personale në tιk-tok. Për të arritur videon më të klikuar shumë prej tyre rr ezikojnë edhe jetën.

Rasti i djeshem ne Golem të Lushnjes mendohet të jete pasojeë e videove te rr ezikshme. Një djale 13 vjec nxenes i klases se 7 ne kete shkolle, është gjetur i v etëva rur nga mamaja e tij i pajetë brenda shtepisë se tyre në Golem. Ata e nisen me urgjencë për ndihmë mjeksore, por fëmija kishte ndërruar jetë ne vend.

Të gjithë janë shokuar për ngjarjen. Shokët e klases mendojnë se 13 vjecari ka dashur të bëjë video ne tιk tok dhe dicka ka shkuar keq. Në llogarinë e tιk tokut 13 vjecari ka shkruar: njerezit largohen kur krijon varesi ndaj tyre. Edhe videot e tjera qe ka postuar i mituri kane mesazhe d hu ne, v rasj e dhe g jak. Sot ai po percillet per ne banesen e fundit por bashkemoshataret e tij edhe pse jane pjese e dhimbjes nuk arrijne te kuptojne mesazhin e kesaj gjeme.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin tragjedi të tilla, jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë. Ndaj, shumëherë psikologët dhe jo vetëm iu bëjnë thirrje vazhdimisht prindërve t’i kenë nën kontroll dhe monitorim fëmijët e tyre gjatë përdorimit të rrjeteve sociale. Shpeshherë këto rrjete sociale janë kthyer ne fatkeqësi për të miturit dhe familjet e tyre.